Letërkëmbimet e Gurakuqit dhe Migjenit, ekspozita pjesë e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë

Kulturë | 2 vite më parë

Në Muzeun Historik të Shkodrës u çel ekspozita “Përmes Letërkëmbimit: Një rrugëtim në Memorien Historike dhe Trashëgiminë Kulturore” me materiale nga Arkivi i këtij muzeu. Në përmbajtje të ekspozitës paraqiten letërkëmbime të Luigj Gurakuqit me Kel Marubin, Mihal Gramenon, Asdrenin, kartolina dërguar Migjenit nga miqtë e tij apo shkresa të Ministrisë së Punëve të Brendshme të kohës.

Natyra e letërkëmbimit përmes kaligrafisë dhe shprehjeve të mirësjelljes të një figure të rëndësishme të kombit si ajo e Gurakuqit e bën të veçantë këtë ekspozitë edhe në sytë e studiuesve.

Ekspozita në Muzeun Historik erdhi në bashkëpunim me DRTK Shkodër në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit dhe Ditëve Evropiane të Trashëgimisë.

Gazetar: Marjo Gjini

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme