Nata e dytë e festivalit të filmit – 10 filma me metrazh të shkurtër, produksion i studentëve

Kulturë | 2 vite më parë

Nata e dytë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër ka sjellë në kinema 10 filma. Gjatë paradites janë shfaqur 3 të tillë që vijnë si produksion i studentëve nga Austria, Polonia dhe Kina.

Ndërsa në mbrëmje në orën 18 dhe 20 janë shfaqur 7 filma, 3 prej të cilëve në kategorinë e dokumentarëve  dhe 4 në kategorinë ndërkombëtarë m tematika të larmishme

Filmat e transmetuar në këtë natë ishin prodhim nga Palestina, Kroacia, Austria, Franca, Gjermania e Kanadaja. Oraret e transmetimit të filmace çdo ditë janë në orën 11 paradite dhe pasdite në orët 18 dhe 20

Gazetare: Geralda Sali

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme