“Jehona e Vjosës” gjallëron Memaliaj

Memaliaj, dikur qyteti i minatorëve, është kthyer në qendër të kulturës shqiptare me Festivalin Mbarëkombëtar të Folklorit “Jehona e Vjosës”.
Ky festival, që tërhoqi artistë dhe grupe folklorike nga mbarë vendi, është kthyer në një festë të vërtetë të kulturës dhe traditës shqiptare.
Pjesëmarrësit shfaqën valle tradicionale, këngë popullore dhe instrumentale të trashëguara nga breza të tërë ku natën e pare të tij performuan 14 grupe .
Organizatorja e festivalit, znj. Enkelejda Fejzo , u shpreh: “Jemi të lumtur që ky festival po zhvillohet ne Memaliaj shpresojme te bëhet një traditë e dashur për të gjithë shqiptarët. Ai jo vetëm që na sjell më afër njëri-tjetrit, por edhe na ndihmon të ruajmë dhe promovojmë pasurinë tonë kulturore.”
Festivali do të vijojë edhe ditët e ardhshme.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




