Përkujtohet Gjergj Xhuvani, regjisori dhe producenti u nda nga jeta në 14 gusht 2019

5 vite më parë, në 14 gusht 2019 do të mbyllte sytë përgjithmonë një ndër artistët më të spikatur të skenës Shqiptare, skenaristi, regjisori dhe producenti I mirënjohur Gjergj Xhuvani.
I diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë në degën e artit dramatik Xhuvani punoi si asistent regjisor në shumë filma nga viti 1986 deri në vitin 1990.
Në vitin 1991 ai realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e Zi“
Ndërsa më vonë shumë filma të suksesshëm dhe të vlerësuar edhe me çmime si brenda ashtu edhe jashtë vendit mbajnë autorësinë e tij, filma si “Lindje, Perëndim, Lindje“, “I dashur armik“, “Dashuria e fundit”, “Parrullat” etj.
Filmat e Gjergji Xhuvanit i kanë folur realitetit të kohës dhe kanë goditur me tematikat e tyre, Kineasti është i pari shqiptar, që në vitin 2001 me filmin “Parrullat” arriti të bëjë Shqipërinë pjesë të Festivalit të Filmit në Kanë.
Gjergj Xhuvani do të kujtohet gjithmonë si një ndër artistët më të spikatur të skenës shqiptare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




