6 mln euro për Bylisin dhe Klosin, granti më i madh për sitet arkeologjike

Kulturë | 2 vite më parë

Lajm të shkëlqyer e ka konsideruar ministri Blendi Gonxhja, miratimin e një granti për Bylisin, që siç e quan ai, është qyteti ilir par excellence. Ky është granti më i madh për një sit arkeologjik. 

Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit Blendi Gonxhe bëri të ditur se të enjten, në mbledhjen e Qeverisë, u miratua vendimi i Këshillit të Ministrave për miratimin e Planit të Menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe Klosit (2024-2029).

6 milionë euro do të përdoren për ngritjen e qendrave të vizitorëve, muze, vende të reja pune, infrastrukturë prezantimi, konservimi trashëgimie dhe mjedisi.

Ministri Blendi Gonxhja, e konsideroi lajm të shkëlqyer për Bylisin, që siç e quan ai, është qyteti ilir par excellence. Ky është granti më i madh për një sit arkeologjik. 

Parku arkeologjik dhe plani i tij i menaxhimit, miratuar tashmë zyrtarisht, mbështetet nga projekti “BE për Zhvillimin Ekonomik – Zhvillim Ekonomik Lokal i Udhëhequr nga Turizmi me Fokus në Trashëgiminë Kulturore”.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme