Interes i shtuar për muzeun “Marubi”, rreth 3000 vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar

Kulturë | 2 vite më parë

Interesi i turistëve për të vizituar Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër është tepër lartë. Sipas Drejtorit Luçjan Bedeni 6 mujorin e parë të këtij, viti muzeu është vizituar nga 9000 turistë, rreth 3000 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

“Nëse i referohemi një vit më parë, muzeu vizitohej prej rreth 6 mijë vizitor. Këtë vit statistikat janë gjithnjë e në rritje me rreth 9 mijë vizitor”, tha Luçjan Bedeni, Drejtor i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Në muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, prej vitesh kryesojnë turistët nga Evropa Qendrore.

“Muzeu Marubi gjatë këtyre viteve, ka qenë më së shumti nga të huaj që vijnë nga Evropa Qendrore, por vërehet një numër në rritje i vizitorëve spanjoll”, u shpreh Drejtor i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Në vitin 1970 u themelua Fototeka Marubi dhe në maj të vitit 2016, me koleksionet e fototekës u inaugurua Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi, i cili sot konsiderohet si një nga muzetë unik në Evropë.

Muzeu sot përmban një koleksion të rrallë me fotografi me rreth 500 mijë negativë në teknika dhe formate të ndryshme, si dhe aparate fotografikë, dokumente të ndryshme dhe portrete të fotografëve shqiptarë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme