Elbasani nderon Ismail Kadarenë, vlerësimet më të larta për gjeniun e letrave

Miq, intelektualë, dashamirës të artit dhe përfaqësues të pushtetit vendor në Elbasan i janë përulur në lamtumirën e fundit shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Në ceremoninë homazh organizuar në bibliotekën publike “Qemal Baholli”, të pranishmin ndanë ndjesitë dhe përjetimet në këtë ditë të trishtë për të nderuar njeriun që fjalët i ktheu në art duke u lexuar në mbi 45 gjuhë të botës.
“Ismail Kadare meriton të jetë në krah të kolosëve tanë, gjuhëtar të gjuhës shqipe, shkrimtar dhe patjetër pse mos e quajmë babain e letërsisë shqiptare moderne”, tha krye bashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja,
Korifeu Kadare mbylli sytë më 1 korrik në Tiranë. Në respekt të dëshirës së tij, ceremonia mortore u zhvillua vetëm në prani të familjarëve.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




