Ali Ahmeti: Shkëlqimi i prozave të Ismailit në skenat botërore, si shpata e Skënderbeut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka kryer homazhe në nder të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
Ahmeti deklaroi para mediave se ashtu sikurse shkëlqeu shpata e Skënderbeut në skenat botërore, ashtu shkëlqeu edhe proza e Ismail Kadaresë.
“Ashtu siç shkëlqeu në skenën vendore dhe atë botërore shpata e Skënderbeut kështu shkëlqeu dhe proza e ISMAIL Kadaresë në skenën vendore dhe atë botërore, i mbetet gjeneratave, Shiqipërisë, shqiptarëve atyre që krijojnë prozë dhe poezi të bëjnë vazhdimësinë e Kadaresë dhe Dritëro Agollit”, tha Ahmeti.
Homazhet për Ismail Kadarenë kanë nisur në orën 09:00, ndërsa në orën 11:30 do të mbahet ceremoniali shtetëror. Kolosi i letrave shqipe ndërroi jetë mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




