Festivali Ballkanik i filmit dhe kulinarisë – Mbahet në Pogradec edicioni i 14-të i këtij festivali

Rikthehet në Pogradec Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë. Ky është edicioni i 14-të i këtij eventi që do të nisë në 25 qershor dhe do zgjasë deri në datën 29qershor, duke sjellë për publikun filma nga i gjithë Ballkani.
“Është një festival i cili ka hyrë tashmë në traditën e vendit tonë. Një festival Ballkanik ku marrin pjesë aktor, regjisor, skenarist nga i gjithë Ballkani. Risia për këtë vit është se ky festival fillon me një film shqiptar siç është filmi “Sofija” nga Eduard Grisha dhe më pas do të vazhdojë me një kalendar të pasur me filma me metrazh të shkurtër dhe metrazh të gjatë”, u shpreh Entela Gusho, Nënkryetare e Bashkisë Pogradec.
Këtë vit filmat do të shfaqen përgjatë 5 ditëve, në dy lokacione. Ky edicion i 14-të i Festivalit është mundësuar falë mbështetjes së Bashkisë Pogradec dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




