Komedia ‘’14 vjeç dhëndër’’, të rinjtë e shohin si mundësi të mirë për të ndjekur pasionin

“14 Vjeç dhëndër”, komedia e njohur e Çajupit që trajton temën e katundit shqiptar u shfaq në skenën e teatrit “Migjeni” si pjesë e Festivalit Teatror për të Rinj nga nxënësit e shkollës jopublike “At Pjetër Meshkalla”.
Humori dhe batutat e komedisë shkaktuan të qeshura edhe tek publiku në sallë.
Për disa nga të rinjtë pjesëmarrës, kjo është një mundësi e mirë për të ndjekur pasionin e tyre ndërsa ndjejnë peshën e përgjegjësisë që shkakton skena e teatrit “Migjeni”.
Shfaqja erdhi nën regjinë e aktorit të teatrit “Migjeni”, Aleksandër Prenga.
Festivali Teatror për të Rinj do të vijojë përgjatë fundjavës si dhe ditëve të para të javës së re të dhurojë shfaqje të tjera. Në fund të tyre juria profesioniste do të vlerësojë më të mirët.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




