“Arrëthyesi” premierë në TKOB – Për herë të parë audio përshkrim për njerëzit me shikim të kufizuar

Në vigjilje të Krishtlindjeve, festat nuk kanë kuptim pa “Arrëthyesin”, baletin emblematik të Krishtlindjes, me muzikën e pa përsëritshme të Tchaikovsky-t që sjell festën, magjinë, atmosferën e ngrohtë e dhjetorin e ftohtë, si dhe përrallën me fund të lumtur!
Produksioni më i ri ‘’Arrëthyesi’’ i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit vjen këtë vit për të parën herë në Shqipëri edhe për të gjithë njerëzit me shikim të kufizuar, nëpërmjet audio përshkrimit, gjatë premierës së shfaqjes,
Muzika e pakrahasueshme e Tchaikovsky-t, eshte interpretuar nga Orkestra Simfonike e TKOB-së nën dirigjimin e maestros, Jacopo Sipari di Pescasseroli.
Përralla në skenë, ka ardhur nën interpretimin magjik të Trupës së Baletit, të veshur me kostumet e mrekullueshëm Kori i TKOB-së, Kori i Zërave të Bardhë, dhe gjithë produksioni gjigand i kësaj shfaqjeje premierë, i bën Krishtlindjet të pa harrueshme.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




