Fest 62, Markeljan Kapedani: Ky festival është plot ngjyra dhe po përcjell shumë dashuri

Kompozitori dhe dirigjenti, Markelian Kapedani ka ndarë disa emocione në “Këndi i Radio Tiranës”, në lidhje me Fest 62, duke e përkufizuar atë si një Festival plot ngjyra dhe që po përcjell shumë dashuri.
“Këtë periudhë kohe e ndjeja gjithnjë se kisha nevojë për diçka ndryshe. Festivali është një moment magjik që mbledh të gjithë artistët. Ky është Festivali për mua. Tek këngëtari është momenti i solistit, ku ngjarja përcillet si në një film për 3 minuta. Kur këngëtarët janë live bëjnë edhe improvizime, ke dhe ngarkesë plus. Dirigjenti përgatitet më parë me prova që të hymë të sigurtë, në mënyrë që tu japim siguri edhe artistëve. E kam kaluar kohën e rinisë të emocioneve të forta, por sa herë gjendem në skenë më duket si hera e parë. Është me shumë ngjyra Festivali. Ka prurje të reja dhe ndjehet shumë dashuri dhe pluralizëm artistik.”, Kapedani.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




