Koncerti i parë i Orkestrës së Ansamblit, 13 instrumentistët edhe këndojnë të gjithë së bashku

Për herë të parë Orkestra e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore ka dhënë një koncert recital të saj. Pa valle dhe këngëtarë, pasi këngëtarë janë vetë 13 instrumentistët. Dhe ia dalin të krijojnë emocione të forta e të rrëmbejnë duartrokitje të furishme të spektatorëve që në provën e tyre të parë.
“Këndojmë me Orkestrën e Ansamblin Popullor” quhej koncerti i dhënë mbrëmë në sallën e TKOOBAP ku u dëgjuan 23 këngë e pjesë orkestrale të tabanit tonë popullor nga Tirana në Shkodër, Tropojë, Përmet, Çamëri e deri në Maqedoninë e Veriut, shoqëruar me foto-peizazhe nga cdo vend.
Një ide e violinistit Alban Tahiri, njëkohësisht edhe drejtuesi artistik i koncertit, ndihmuar nga firzamoniçisti Vladimir Hasimi, dirigjenti i Orkestrës dhe gjithë grupi, ku spikati edhe Artan Shabani, që përdori njëkohësisht klarinetën, kavallën, fyellin, edhe bilbilin kur kënga i kushtohej atij.
Gazetare: Magdalena Alla
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




