Në syrin e një fituesi, Iliri komenton hyrjen e daljen e Sabianit!

Ilir Shaqiri ishte me Ermal Peçin në takimin e së dielës ‘Më prit në fundjavë’ në RTSH. Mes shumë rrëfimeve ai foli edhe për eksperiencën e tij në shtëpinë e të famshmeve dhe manisë për tu rifutur sërish në garë. Sabiani e bëri, po Iliri?
‘Absolutisht jo. Ndoshta një edicion vetëm më fituesit. Sabiani shkoi për një problem familjar aty, nuk u fut për të fituar spektaklin’
Po nëse do të ngrihej një paralele mes tij dhe Sabianit, nëse vajza e Ilirit do të ishte në shtëpi do futej edhe Iliri?
‘Jo nuk do futesha. Kur njëriu është mazhoren e mbi të gjitha kur di çfarë vajze ke nuk ka arsye përsë të futesh apo ndërhysh’ – tregoi Ilir Shaqiri për ‘Më prit në fundjavë’.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




