“Time” rendit Beratin në vendet për t’u vizituar gjatë 2023: Qytet i mbushur me histori dhe mikpritje

Kulturë | 4 vite më parë

Histori dhe Mikpritje, kështu e cilëson revista prestigjioze amerikane “Time” qytetin e Beratit, ku fton turistët ta kthejnë në destinacionin e tyre gjatë 2023.

Bukuria e lagjeve të gurta, arkitektura, ushqimi, natyra e sidomos historia e këtij qyteti magjik bëhet edhe më e pasur me mikpritjen, humanizmin, dhe qytetërimin, kur beratasit shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të gjitha këto detaje që nxjerr në pah artikull i “Time”.

Shkrimi i Time

Shtëpitë e vjetra prej guri “mbushin”  brigjet e lumit Osum në Berat, duke mbështjellë vizitorët në bukurinë historike të qytetit të Beratit. Ky vit, shënon 80 vjetorin e mbërritjes së forcave gjermane në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe të popullit të Beratit që mbrojti shumë prej hebrenjve të vendit që kërkuan strehim,  duke ilustruar parimin e kodit shqiptar të Besës, i cili thotë se shtëpia është para së gjithash, për mysafirët dhe Zotin.

Për të kuptuar më mirë historinë e 400 viteve të historisë hebreje të Beratit, duke përfshirë mënyrën sesi Shqipëria u bë i vetmi vend në Evropë, ku popullsia hebreje u rrit gjatë Luftës së Dytë Botërore, është e nevojshme një vizitë në Muzeun Solomon. Një muze etnografik në një shtëpi tradicionale përballë rrugës ofron më shumë kontekst shqiptar, së bashku me kishat bizantine të shekullit të 13-të të Beratit, xhamitë e shekullit të 16-të dhe një kështjellë mijëravjeçare me pamje nga qyteti unik piktoresk.

Berati vazhdon traditën e mikpritjes së jashtëzakonshme në restorantet dhe hotelet e tij. Përtej urës së Goricës, apo edhe jashtë qytetit, lagjet prej guri, ushqimet tradicionale, pijet si vera dhe rakia janë ato që ofrohen në çdo cep të qytetit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme