Drejtoresha e UNESCO-s viziton kalanë e Gjirokastrës

Kulturë | 4 vite më parë

Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, ka vizituar së fundi në kalanë e Gjirokastrës, në kuadrin e një vizite në Shqipëri me ftesë të ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Zonja Azoulay vizitoi qendrën historike të Gjirokastrës, e klasifikuar që nga viti 2005 si trashëgimi botërore e UNESCO-s. 

E shoqëruar nga zonja Kumbaro zonja Azoulay vizitoi edhe Muzeun e ri Etnografik, në Gjirokastër, ku krahas shumë aseteve kulturore spikat edhe isopolifonia.

Vitet e fundit, Organizata ka mbështetur Shqipërinë në rehabilitimin e shtëpive të trashëgimisë së qytetit dhe në inventarizimin e trashëgimisë kulturore jomateriale të qytetit, si pjesë e një qasjeje për promovimin e turizmit të qëndrueshëm që mbështet zhvillimin lokal.

Drejtoreshë e Përgjithshme e UNESCO-s pritet të takohet dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama. 

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme