Mbahet mbledhja e redaksisë qendrore Shqipëri-Kosovë për realizimin e enciklopedisë shqiptare

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka zhvilluar mbledhjen e parë të redaksisë qendrore të projektit shkencor ndërqeveritar dhe ndërakademik “Enciklopedia shqiptare”.
Kjo mbledhje shënon fazën e dytë të projektit që prej dy vitesh që kanë kaluar në mbledhjen e dokumentacionit dhe të dhënave përkatëse.
Në këtë enciklopedi do të përfshihen 24 fusha, albanologjim shkencë, histori, gjuhë etj. Ndërsa do të zënë vend termat e ushtrisë dhe enciklopedisë. Gjithashtu bëhet e ditur se do të njehsohet kriteri shkencor me tre bashkëpunuesit; Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut.
Për realizimin e këtij projekti janë ngritur dy redaksi qendrore në Shqipëri dhe Kosovë. Ndërsa më shumë se 2 mijë veta do të punojnë për realizimin e Enciklopedisë dhe realizimi i saj për më shumë se pesë vite.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




