DPA kthehet në qendër shumëfunksionale, krahas Muzeut Arkivor shtohet kinema e hapur dhe hapësirë studimi

Kulturë | 4 vite më parë

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) do të kthehet në një qendër shumë-funksionale për vitin 2023. Krahas Muzeut Arkivor do t’i shtohet kryeqytetit një kinema e hapur, si edhe një hapësirë studimi rekreative.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka prezantuar projektin e saj më inovator e cila e kthen DPA-në në një qendër shumë-funksionale.

Krahas Muzeut Arkivor, i cili pritet të çelë dyert së afërmi, DPA-ja synon të shndërrohet në një qendër edukimi, duke i shtuar kryeqytetit një teatër dhe kinema të hapur, si edhe një hapësirë studimi rekreative.

Në ambientet e Muzeut më të ri në Shqipëri, vizitorët jo vetëm do të mund të mësojnë mbi të kaluarën e vendit, por do të arrijnë të vihen në kontakt me të.

Muzeu do të mund t’i qaset si risi veçanërisht grupmoshave të reja, në sajë të teknikave interaktive, të cilat ndërthurin inovacionin me historinë dhe trashëgiminë kombëtare.

Hapësira e studimit në natyrë dhe teatri e kinemaja e hapur prej 130 vendesh japin DPA-së trajtën e një kompleksi të mirëfilltë kulturor bashkëkohor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme