Fituese e ” The Voice Kids” në Belgjikë, Gala Dragot mahnit në Fest 61! “Detyron” edhe të atin, Robert Aliaj Dragot t’i bashkohet

Kulturë | 4 vite më parë

Me një zë unik, Gala Dragot, e ftuara speciale në Fest 61, ka mahnitur me performancën e saj në skenë. Gala Dragot solli në Festival këngën e saj “Contagious”, por edhe më emocionues ishte momenti kur në skenë u ngjit edhe babai i saj, Robert Aliaj Dragot.

Ndonëse e paplanifikuar, Robert Aliaj Dragot dhe Gala Dragot interpretuan sëbashku këngën “dy gjysma molle”, duke përçuar një emocion real. Ishte Gala e cila dëshiroi që këngën e babait të saj ta këndonte me të në skenë, duke e “detyruar” Robert Aliaj Dragot të merrte mikrofonin dhe të na dhuronin një moment emocionues.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme