Çelet edicioni i 9-të i Panairit Kombëtar të Librit në Fier, promovohen autorë shqiptarë e të huaj

Kulturë | 4 vite më parë

Ka nisur në Fier, edicioni i 9-të i Panairit Kombëtar të Librit, i cili mbahet nga datat 15- 18 dhjetor. Sipas organizatores se Panairit “ Fieri 2022” Majlinda Rama, ky event shërben si promovim i letërsisë me të gjitha shtrirjet dhe dimensionet e saj duke krijuar hapësira dialoguese për rregullimin e tregut, teksa ka theksuar se këtë vit janë 1500 tituj, të sjellë nga botues të mëdhenj si Buzuku i Kosovës, Toena, Onufri , Bota e Arte etj.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ka qenë dhe shkrimtari i njohur Fatmir Toci, i cili apeloi për më shumë mbështetje nga institucionet për librin teksa ka dhënë një mesazh edhe për të rinjtë që të jenë më afër librit.

Gjatë panairit do të zhvillohen disa tryeza shkencore ndërsa do të promovohen dhjetëra autorë shqiptarë e të huaj. Kjo ngjarje vjen si çdo vit nën organizimin e Fondacionit Kulturor “ Harpa” me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, si dhe klube shkrimtarësh nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme