Altin Basha emërohet drejtor i ri i Teatrit Kombëtar

Regjisori Altin Basha është emëruar drejtor i Teatrit Kombëtar. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave këtë të hënë, ndërsa është liruar nga kjo detyrë Hervin Çuli.
Çuli drejtoi Teatrin Kombëtar për dy mandate, ndërsa kishte bërë me dije se nuk do të garonte më për një mandat të tretë.
Altin Basha më herët ka qenë administrator i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, post në të cilin u zgjodh në dhjetor të vitit 2020, ndërsa u dorëhoq për të shpallur kandidaturën e tij në garën për drejtuesin e ri të Teatrit Kombëtar.
Vendi i plotë:
Vendim për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të teatrit kombëtar në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të kulturës, këshilli i ministrave
vendosi:
- z. Hervin Çuli, drejtor i teatrit kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.
- z. Altin Basha emërohet drejtor i teatrit kombëtar.
ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “fletoren zyrtare”.
Kryeministri
Edi Rama
në mungesë dhe me porosi
zëvendëskryeministri
Belinda Balluku
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




