Franca triumfon në Junior Eurovision 2022! Rikthen në shtëpi festivalin pas 2 vitesh

Franca triumfon në Junior Eurovision Song Contest 2022 në Jerevan të Armenisë me këngëtarin Lissandro – Oh Maman!
Me 203 Franca u rëndit në vend të parë mes një garë të fortë me Armeninë, e cila u rendit në vend të dytë me 180 pikë. Kanë qenë pikët e publikut që bënë diferencën.
Franca zuri vendin e parë në Junior Eurovision për herë të parë në 2020 me këngën “J’imagine” nga Valentina dhe sot rikthen sërish në shtëpi Festivalin e Muzikor Europian për Fëmijë. Në vend të tretë u rendit Gjeorgjia me 161 pikë.
Shqipëria është renditur në vendin e 12 me 94 pikë, ku 71 pikë i ka marrë nga juritë profesioniste të vendeve pjesëmarrëse dhe 43 pikë nga votimi i publikut.
Kejtlin Gajta me këngën “Pakëz Dille” pati një nga performancat më të arrira, e mbushur me emocion dhe ngjyrat e bukura të zërit të saj.
Mes emocioneve, lotëve të fëmijëve dhe energjisë së tyre është mbyllur finalja e madhe e Junior Eurovision Song Contest 2022, e cila vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Francë, vendin fitues.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




