Hapet votimi/ 2 mënyrat për të votuar Shqipërinë me Kejtlin Gjatën në Junior Eurovision Song Contest 2022

Hapet zyrtarisht votimi në Junior Eurovision Song Contest 2022, pas performancës së 16 këngëve. Votimi do të jetë online dhe në dispozicion janë vetëm 15 minuta.
Shqipëria u përfaqësua me Kejtlin Gjatën me këngën e saj “Pakëz Diell”, një performancë emocionuese dhe e një zë brilant të 11-vjeçares nga Durrësi.
Publiku do të votojë në dy website: www.jesc.tv dhe https://vote.junioreurovision.tv/.
Vota e publikut do të jetë mjaft e rëndësishme për vendimmarrjen, pasi do të vendosë 50% të rezultatit final, ndërsa 50% i mbetur vendoset nga votat e jurive të secilit vend.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




