Junior Eurovision/ Nis sot votimi online, Kejtlin Gjata: Shpresoj të bëj krenarë gjithë shqiptarët

Kulturë | 4 vite më parë

Të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, do të kenë mundësi të votojnë online “Pakëz Diell” të Kejtlin Gjatas e cila përfaqëson Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest 2022” në Yerevan të Armenisë. Këngëtarja e cila fitoi “Junior Fest 2022”, në një lidhje Skype me emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, ka rrëfyer përjetimet e saj nga Armenia dy ditë  para festës së madhe muzikore që do të mbahet ditën e dielë (11 dhjetor) ora 16:00.

Teksa e konsideroi si një nga eksperiencat më të bukura, Gjata deklaron se dy provat e para kanë shkuar shumë mirë. Gjata shpreson të bëjë krenar gjithë shqiptarët ndërsa synon fitoren e Junior Eurovision Song 2022.

“Provat kanë shkuar shumë mirë. Do jetë një nga eksperiencat më të bukura të miat. Jam shumë e lumtur. Nuk besoj se do kem emocione, kjo mundësi vjen një herë në jetë, dua ta përfaqësoj sa më mirë vendin tim dhe të bëj krenar të gjithë shqiptarët. Skena e junior fest është magjike, shumë e madhe dhe besoj do e shijoj shumë. Por dhe skenat në Shqipëri janë shumë të bukura. Shumë njerëz, publik, fansa, besoj do e shijoj shumë”, tha Gjata.

Ndërsa Drejtori Artistik Sokol Marsi u ndal kryesisht te procesi i votimit. Ai sqaron se votimi online do të nisë këtë të premte (9 dhjetor) ora 20:00 në dy website: www.jesc.tv dhe https://vote.junioreurovision.tv/. Marsi bëri me dije se ndryshe nga Eurovizioni i madh, në Junior Eurovision Song shqiptarët kanë mundësi të votojnë edhe për Shqipërinë. Për Drejtorin Artistik, vota online është mjaft e rëndësishme, kjo pasi do të vendosë 50% të rezultatit final, dhe do i bashkëngjitet votës së juristëve profesiontë. Po ashtu, Gjata sqaroi se ka dhe një votim prej 15 minutash që bëhet pas performancës së junior. Pas përfundimit të të gjitha performancave, publiku do të ketë mundësi 15 minuta që të votojë, apo rivotojë këngët e preferuara.  Kënga fituese do të jetë caktohet pas bashkimit të pikëve të publikut me ato të jurisë profesioniste.

“Votimi hapet prej 9 dhjetorit ora 20:00 dhe mund të votoni online për 3 nga të preferuarit. Të gjithë shqiptarët kudo ndodhen mund të votojnë për Shqipërinë. Vota online do i bashkohet juristëve profesionistë.

Është një organizim perfekt nga ana organizative. Votimi ndryshon nga Eurovision i madh, sepse në këtë rast votohet dhe nga vendi përkatës, edhe shqiptarët brenda Shqipërisë votojnë, në orën 8 të darkës hapet votimi. Në faqen online www.jesc.tv publiku kudo ndodhet, të futet dhe të votojë online të çekojë Kejtlin si preferencën e vet. Është shumë e rëndësishme që në Shqipëri të publikohet sa më gjerë dhe e kemi të nevojshme votën e publikut. Vota e publikut është shumë e rëndësishëm, është votimi i jurisë që bëhet ditën e shtunë, transmetohet dhe në juritë e vendeve që marrin pjesë, pikët e jurisë bashkohen me votimin online. Mblidhen pikët. Ka dhe një votim prej 15 minutash që bëhet pas performancës së junior. Pasi mbarojnë të gjitha këngët hapet 15 minuta votimi online që mund të votojnë, rivotojnë këngët e preferuara. Shqiptarët dhe dashamirësit e këngës dhe Kejtlin të votojnë për arsye se i japin kësaj vajze të talentuar dhe Shqipërisë një shans për të qenë dhe ne në nivelet e larta të këtij eventi të madh evropian”, tha Marsi teksa vlerësoi edhe performancën vokale të Kejtlin. Sipas Drejtorit Artistik, Kejtlin është një përfaqësuese e denjë e vendit tonë. Ai bëri me dije gjithashtu se Shqipëria do të jetë e shtata që do performojë në Junior Eurosong nga 16 këngë pjesëmarrëse.

“E rëndësishme është që përfaqësimi ynë është dinjitoz. Këtu vlerësohet performancë vokale dhe këtu jemi të sigurt. Kejtlin është një përfaqësuese e denjë. Pjesët e votimit apo pozicionimi nuk varet nga ne. Janë 16 këngë, ne jemi të 7-tët. Jemi në mesin e artë. Ditën e dielë Junior Eurovision është në orën 4 dhe aty është e mundur performanca live që transmetohet në RTSH 1, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana”, sqaroi Marsi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme