Kejtlin Gjata çon Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest, 2 mënyra për ta votuar

“Pakëz diell” e Kejtlin Gjatas është kënga që do përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest 2022” në Yerevan të Armenisë. Festa e madhe muzikore e cila do të bëjë bashkë 16 artistë nga e gjithë Europa, magjisë së të cilës i bashkohet edhe Shqipëria, do të mbahet ditën e diel (11 dhjetor) në kryeqytetin armen.
Votimi për këngën fituese të edicionit të 20-të Festivalit të Këngës Junior Eurovision, i cili do të kryhet online, hapet ditën e premte (9 dhjetor) në orën 20:00 dhe mbyllet ditën e diel (11 dhjetor).
Vota e publikut do të jetë mjaft e rëndësishme për vendimmarrjen, pasi do të vendosë 50% të rezultatit final.
Publiku do të votojë në dy website: www.jesc.tv dhe https://vote.junioreurovision.tv/. Kejtlin Gjata arriti të fitonte “Junior Fest 2022”, nga 20 këngët pjesëmarrëse në festivalin kombëtar për fëmijët e moshave 9-14 vjeç, që u zhvillua ekskluzivisht nga RTSH si përfaqësues dhe anëtar i EBU-së.


/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




