Tedi Papavrami rikthehet në Tiranë, pas 40 vitesh sjell në skenën e TKOB “Baladën” e Pjetër Gacit

110-vjetori i Pavarësisë dhe Java Kulturore Kombëtare rikthen në Shqipëri, për herë të dytë brenda vitit, violinistin virtuoz me famë ndërkombëtare, Tedi Papavrami.
I shoqëruar në piano nga artisti Filipe Biankoni, me të cilin violinisti Tedi Papavrami ka rreth 30 vite që bashkëpunon në skenat ndërkombëtare, sonte në mbrëmje të dy artistë do të dhurojnë një shfaqje që do të përmbajë një repertor të kombinuar, ku do të shpalosen gjuhë të ndryshme sonatash, të kompozitorëve Beethoven, Brahms dhe Franck.
E duke qenë se ky koncert realizohet për festën kombëtare, nuk mund të mungonte në repertor edhe një vepër përfaqësuese shqiptare, ku violinisti ka zgjedhur pikërisht “Balladën” e kompozitorit shkodran Pjetër Gaci. Duke qenë se Papavrami e luan këtë vepër pas 40 vitesh, nuk nguron të shprehë emocionet që do ta luajë sërish këtë vepër madhështore.
Koncerti do të mbahet sonte në orën 20:00, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




