“Dhe yjet rrinë e vështrojnë” çelet në galerinë FAB, Leka: Ekspozita, një këmbanë për shoqërinë

Kulturë | 4 vite më parë

Të braktisurit, endacakët dhe lypësit janë subjekti i ciklit të fundit piktorik që artisti Gazmend Leka sjell në Galerinë FAB. I gjithë arti i shpalosur në tablotë e cilkit “Dhe yjet rrinë e vështrojnë” është një paralelizëm i kthjellët i asaj që po jetojmë.

Profesor Leka shprehet se prej kohësh i kish rezervuar një cikël piktorik kësaj klase të shoqërisë, se si duhet të ishin, në sfonde të paqta, skenike dhe një dritë hyjnore mbi krye. Ashtu si për të lëshuar një këmbanë për shoqërinë, që t’i respektojnë ata, siç i kthejnë sytë tek apostujt e Krishtit. Kjo është edhe arsyeja pse piktori Gazmend Leka, ka vendosur nga 1 emërtim të apostujve, për secilën nga 20 tablotë e ekspozuara.

Copëzat e rrëfimeve që gjejmë në secilën pikturë, përcjellin një mesazh shprese. Kjo është edhe arsyeja pse Artisti mendoi t’i nxirrte nga skajet e turmës, për t’i dhënë të paktën njëherë qendrën e “skenës”.

Prej shtatë vitesh tashmë, piktori Gazmend Leka vjen për artdashësit çdo Nëntor në Galerinë FAB, duke sjellë temat më të ndjeshme nga realiteti.  Ai është kthyer tanimë, në një nga manifestimet më të fuqishme të pikturës vendase, për vetë tematikat që përcjell arti i tij.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme