Liverpool “mposht” Glasgow-n, do të jetë qyteti mikpritës i Festivalit Evropian të Këngës

Liverpool është shpallur si qyteti në Mbretërinë e Bashkuar që do të presë Festivalin Evropian të Këngës vitin e ardhshëm, duke “mposhtur” Glasgow.
Mbretëria e Bashkuar pret të zhvillojë konkursit ndërkombëtar të këngës pasi organizatorët vendosën se nuk mund të mbahej në vendin fitues Ukrainën, për shkak të luftës në vazhdim. Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi festivalin e vitit 2022 në Torino.
Mbretëria e Bashkuar ka pritur tetë herë Eurovizionin në të kaluarën, së fundmi në Birmingham në 1998. Në organizimin e radhës, vendi është zotuar të shfaqë kulturën dhe muzikën ukrainase.
Kryetari i Bashkisë së Liverpoolit, Roy Gladden, reagoi pas lajmit duke premtuar “një festival që nuk është bërë kurrë më parë.
“Ne e kemi dashur atë, e prisnim. Do të kemi një festival që nuk është bërë kurrë më parë“, tha ai.
Dy netët e gjysmëfinales të Eurovizion do të zhvillohen më 9 dhe 11 maj, ndërsa finalja e madhe do jetë më 13 maj./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




