Meta dekoron me titullin “Mjeshtri i Kombit” pionerin e parë të baletit kombëtar, Agron Aliaj

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me titullin e lartë “Nderi i Kombit” mjeshtrin e skenës, artistin Agron Aliaj. Meta shkruan në rrjetin social Facebook se mjeshtëria e Aliajt për dekada dallohet në çdo pjesë të veprave kombërare dhe të huaja. Meta shpreh mirënjohjen e thellë për talentin dhe kontributin e dhënë për edukimin e brezave të rinj të artistëve, që siç thotë ai, sot interpretojnë krijimet që ka lënë trashëgim për artin dhe kulturën shqiptare Agron Aliaj.
“Pjesë e një plejade të artë artistësh, që themeluan me pasion dhe sakrifica trupën e baletit shqiptar, mjeshtri i skenës Agron Aliaj hyri në historinë e Teatrit të Operas dhe Baletit, jo vetëm si pioner i parë i baletit kombëtar, por edhe për figurën e rrallë artistike që krijoi dhe që do të mbetej model për koreografët e mëvonshëm.
Për dekada me rradhë, mjeshtëria e tij do të dallohej në çdo pjesë të veprave kombëtare dhe të huaja që u vunë në skenë dhe u duartrokitën nga artdashësit shqiptarë.
Me mirënjohje për talentin e rrallë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në formimin dhe edukimin e brezave të rinj të artistëve, që sot interpretojnë krijimet e tij dhe krenohen për veprat e mrekullueshme që ka lënë trashëgim për artin dhe kulturën shqiptare, i akordova të paharruarit Agron Aliaj, Titullin e lartë “Nderi i Kombit””, shkruan presidenti Meta.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




