Edicioni i IV i “100 vjet muzikë kult”, Korça nën tingujt e muzikës së vjetër

Kulturë | 4 vite më parë

Edicioni i IV i “100 vjet muzikë kult” që u zhvillua në Korçë një natë më parë solli për publikun artdashës një repertor të veçantë të muzikës korçare dhe jo vetëm.

Promovimi i muzikës kult krijuar në 100 vite nga kompozitorë korçarë është kthyer tashmë në një traditë.

Në këtë koncert mori pjesë Ansambli i harqeve “Harmonia Albanica” me maestër Lorenc Radovanin. Soliste ka qenë Stela Bello në violinë dhe Jonela Golemi në flaut, ndërsa dirigjent i koncertit ishte i mirënjohuri Eno Koço, i cili e vlerësoi këtë koncert si ndër më të veçantët.

Emocionet e muzikës së vjetër klasike korçare janë përcjellë përmes këtij koncerti tek publiku të interpretuara në mënyrë virtuoze.

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme