Studimi për rreziqet nga paracetamoli

Sipas një studimi të publikuar së fundmi nga kërkuesit e Universitetit të Edinburgut, personat me hipertension që përdorin paracetomol rrezikojnë të përjetojnë sulme në zermër dhe në tru. Përveç përfitimeve, doktorët duhet të marrin parasysh edhe rreziqet e përdorimit të paracetomolit para se t’u japin pacietëve të tyre rekomandim për përdorimin e këtij medikamenti.
Por studimi vë në dukje se paracetomoli është Ii sigurt nëse përdoret vetëm për dhimbje koke dhe ethe. Ekspertë të tjerë ndërkohë thonë se duhet të bëhen më shumë kërkime për të konfirmuar gjetjet e këtij studimi. Paracetomoli përdoret gjerësisht për lehtësimin afatshkurtër të dhimbjeve të kokës dhe trupit por gjithashtu doktorët e rekomandojnë këtë medicament për të manaxhuar dhimbje kronike, megjithëse ka pak prova për përfitimet e përdorimit të tij afatjgatë.
Kërkuesit e universitetit të Edinburgut vëzhguan 110 vullnetarë që u bënë pjesë e studimti, dy e treta e të cilëve merrnin ilace për presion të lartë gjaku apo sic quhet ndryshe hypertension. Në fund u pa se kur ata përdorinin paracetomol, ky medikament rriste presionin e gjakut, që është një nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për sulme në zemër dhe në tru.
Kërkuesit këshillojnë doktorët që pacientëve me dhimbje kronike t’u japin dozat ëm të ulta të mundshme të paracetomolit si dhe t’u kushtojnë vëmendje pacientëve që vuajnë nga hpertensioni si dhe që rrezikojnë të vuajnë nga sëmundje të zemrës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




