Konferenca mbarëkombëtare e Arkivistikës më 10-11 qershor në Boletin të Kosovës

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës do të mbledhë në një konferencë me datat 10 dhe 11 qershor në Boletin të Kosovës, arkivistë nga të gjitha trevat shqiptare.
Qëllimi i konferencës është diskutimi i përvitshëm i problematikave, metodologjisë së studimit, dixhitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionit të punës së arkivave në realitet e sotme.

Drejtoresha e Evidencës Qendrore dhe Komunikimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, Elsa Saka, ftoi të gjithë studiuesit që të marrin pjesë me idetë e tyre.
“Veç arkivistëve të rrjeteve arkivore kombëtare, ftesa për pjesëmarrje u drejtohet të gjithë profileve të tjerë të arkivistëve, institucioneve që ruajnë apo atyre që ndërveprojnë me ruajtjen e kujtesës kolektive”, tha Saka.
Disa nga temat e propozuara janë: Zhvillimi i njëtrajtshëm përmes bashkëpunimit me komunitetin, Trashëgimia arkivore e përbashkët, përtej kufijve politik, Arkivat, përgjegjësia, aksesi në të dhënat dhe mbrojtja e të dhënave personale, Etika dhe arkivat etj.
Afati i pranimit të propozimeve do të jetë 1 Prill 2022.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




