Fondacioni “Muzeu Hebraik Shqiptar”, Margariti: Hap historik për menaxhimin e pasurive kulturore

Kulturë | 5 vite më parë

Një marrëveshje e nënshkruar mes ministrisë së Kulturës dhe fondacionit shqiptaro-amerikan për zhvillim i hapi rrugë krijimit të fondacionit “Muzeu Hebraik Shqiptar”, një institucion që synon tërheqjen e financimeve për ruajtjen e historisë shqiptare gjatë viteve të errëta të holokaustit. Për ministren e kulturës, Elva Margariti ky është një hap historic në mendësinë e re të menaxhimit të muzeve. “Është një hap i rëndësishëm për të arritur diccka që nuk është bërë më parë në shqipëri. Nëse ka diccka që FOndacioni është I angazhuar, që edhe të ministria duhet të jetë të jetë e angazhuar, është që të arrinë gjëra që nuk janë bërë më parë dhe të ruajmë trashëgiminë kulturore të Shqipërinë”, tha Margariti. 
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ka mbështetur edhe ngritjen Muzeut Kombëtar të Hebrenjve në Vlorë, me synimin për të ndërtuar njëinstitucion bashkëkohor të shekullit të 21, që do të tregojë një histori unike bashkëjetese, besimi dhe shpresë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme