Elbasan, ul siparin Takimi Kombëtar i Orkestrave të Harqeve

Në një natë të mbushur plot emocione dhe melodi magjike nga kompozitorët më të famshëm të muzikës klasike. Orkestra e Elbasanit ka fituar edicionin e 6-të të takimit kombëtar të Orkestrave të Harqeve të zhvilluar ne teatrin “Skampa”. Në këtë finale të pranishëm ishin edhe shumë figura publike si kryebashkiaku Gledjan Llatja i shoqëruar nga ministrja e arsimit Evis Kushi, prefekti Spiro Maliqi e shumë të tjerë. Në këto tre netë të mrekullueshëm mes emocionesh dhe tingujsh rolin më të vështirë e kishte juria. Profesor në Universitetin e Arteve njëkohësisht edhe antar jurie, zoti Arben Llozi vlerëson këtë festival pasi i angazhon të rinjtë dhe këdo që merret me muzikë të shprehin talentin e tyre.
Mjeshtri i artit, Zeqir Sulkuqi shprehet i entuziasmuar për sa i përket festivalit, pasi në këtë evenimet ai sheh dashurinë që qytetarët elbasanas, por jo vetëm kanë për muzikën e dhomës.
Armand Broshka u shpall një ndër instrumentistët më të mirë. Duke qenë se ky festival ka arritur në një nivel ndërkombëtarë për Armand Broshkën është shumë me rëndësi të vazhdojnë të risjellin për qytetin e Elbasanit kulturën e muzikës klasike.
Edhe për prezantuesen e këtij festivali, Sonila Demiri është një emocion i vecant të rikthehesh në skenën e teatrit duke qenë viti i kaluar për shkak të pandemisë i detyroi të organizoheshin në ambjente private.
Ndërkohë që për teatrin “Skampa” shfaqet nuk do të mbyllen me kaq. Edicioni i 23 i Festivalit Ndërkombëtarë i teatrit Skampa do të nisi nga sot më 30 shtatorë e deri më 6 tetorë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




