“Za Fest” në Shkodër, tri netë të magjishme me muzikë e këngëtarë të niveleve më të larta

Kalaja Rozafa në Shkodër ka qënë ndalesa e fundit e festivalit Za Fest, në këtë edicion te katërt. Mes mureve që mbartin histori të jashtëzakonshme, magjikja mori formë e vendi u elektrizua nga performanca e artistëve Gjon Muharremaj, Vlashent Sata, Josif Gjipali, Ekland Hasaj, Arben Bajraktaraj e grupeve të huaja të muzikës Jazz e Tekno e të cilët karakterizohen nga stili dhe rryma e veçantë.
Kjo natë ishte menduar si ndërthurje e tradicionales, përmes rrëfimeve magjike, interpretimeve dhe legjendave të paharruara, që rikthyen magjinë një qyteti.Për herë të parë i këndoi Rozafës dhe publikut magjik të Za edhe shqiptari nga Zvicra, Gjon Muharremaj i njohur ndryshe si Gjon Tear’s, i cili mori mjaft famë nga Eurovisioni i këtij viti.Ai u prit me duartrokitje dhe ovacione nga publiku I shumtë.
Këngëtari Gjon Muharremaj në fund të shfaqjes u shpreh se ndihet I surprizuar nga pjesmarrja e gjërë e mikëpritja në Shkodër.Ai premtoi se festivali do të jetë udhëtues, në Tiranë , Kosovë etj
Za Fest ka si qëllim, jo vetëm rizgjimin e vlerave shqiptare, kultivimin e artit, zhvillimin e ekonomisë lokale e më gjerë, por edhe përcjelljen e mesazheve të forta. Ky festival prej katër vitesh rizgjon vlerat shqiptare, kultivon artin, i cili bashkon njerëzit në gjuhët e tij universale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




