Nis restaurimi i filmit të parë shqiptar “TANA”

Kulturë | 6 vite më parë

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka bërë me dije pak ditë më parë se ka filluar procesi i restaurimit të filmit të parë shqiptar ”TANA”.

Ky produksion kinematografik është realizuar në vitin 1958 dhe premierën e tij e ka patur po atë vit më datën 17 gusht. Skenari i këtij filmi mbanë autorësinë e Kristaq Dhamo dhe Nasho Jorgaqi. Rolin e protagonistes në këtë film e ka interpretuar aktorja Tinka Kurti.

Ky restaurim mundësohet nga i Ministria së Kulturës me laboratorët Cinegrell, Zyrih dhe PostFactory, Berlin.

Procesi i restaurimit të filmave të vjetër shqiptar ka nisur para disa viteve ku janë realizuar disa nga prodhimet më të mira shqiptare si  “Mimoza Llastica”, “Përrallë nga e Kaluara”, “Nëntori i Dytë”, “Skëndërbeu” etj.

Këto produksione po kalojnë në një proces të mirëfilltë dixhitalizimi si në video ashtu edhe në audio për të qenë një pasuri e veçantë në fondin e kinematografisë shqiptare.

Ky proces pritet gjithashtu të vijojë edhe me restaurimin e të tjerë tituj filmash në të ardhmen. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme