Rritet numri i vizitorëve në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar

Rritet numri i vizitorëve në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar. Sipas drejtores të këtij muzeu Fjoralba Prifti numri më i lartë i vizitorëve ka qënë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova por është vizituar edhe nga turistë të tjerë të cilat kanë kaluar fundjavat në qytetin më të madh në juglindje të vendit. E gjithë kjo ka ardhur për shkak se gjatë kësaj periudhë janë ekspozuar ikona të autorëve të njohur të ikonografisë shqipatre ashtu siç ka pasur interes edhe për ekspozitën e “Restaurimeve” e cila ka qëndruar gjatë kësaj periudhe hapur.
Drejtoria e muzeut gjithmonë sipas Fjoralba priftit për të tërhequr sa më shumë vizitorë ka vendosur në festat e nëntorit hyrja për të gjithë vizitorët vendas e të huaj të jetë falas.
Muzeu përfshin në fondin e vet rreth 8200 objekte mes të cilave 6500 ikona të kishave katolike dhe ortodhokse të vendit duke e bërë një nga muzeumet më interesantë në qytetin e Korçës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




