Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore te spitali COVID-2, koncert për mjekët dhe pacientët

Kulturë | 6 vite më parë

Një pamje emocionuese ka ardhur sot nga spitali COVID-2 në Tiranë. Mjekë dhe pacientë kanë harruar për disa minuta COVID-in dhe kanë dalë në ballkone duke shijuar muzikën popullore. Ansambli i Këngëve dhe Valleve popullore mbajti një koncert për ta, në shenjë falenderimi për bluzat e bardha, heronjtë e ditëve të sotme, por edhe për pacientët për t’i dhënë pak shpresë në betejën e tyre të vështirë me virusin. 

Këngëtarët kanë performuar në oborrin e këtij spitali dhe muzikës së tyre nuk i kanë rezistuar as pacientët të cilët, me ndihmën e mjekëve kanë dalë në ballkone për të shijuar tingujt e këngëve popullore. Për mjeken, një koncert i tillë theu akullin e pandemisë.

Na bënë të thyejmë akullin e pandemisë dhe të shohim me kurajo drejt jetëve të shpëtuara, uroj që kjo muzikë të ketë depërtuar thellë në shpirtrat e të gjithë njerëzve veçanërisht të pacientëve dhe të shtojë kurajon për ta përballuar këtë situatë”, tha mjekja, e cila i dhuroi dhe një buqetë me lule këngëtarëve.

“Faleminderit jeni heronjtë tanë, respekt”, iu përgjigj këngëtari mjekes.

Ky koncert ofron një pamje krejt tjetër të spitali COVID-2, në një kohë që nga ky i fundit janë raportuar muajve të fundit lajme tragjike të pacientëve që kanë zgjedhur t’i japin fund jetës duke u hedhur nga ballkonet. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme