Arkivi i Shqipërisë shtrihet edhe në Prishtinë

Kulturë | 6 vite më parë

Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike edhe në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi. Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të konsultuar dhe shfrytëzuar dokumente që ruhen në Arkivin Qendor Shtetëror, prej kësaj fillim jave, do të ketë mundësi të aksesojë dokumentet prej Prishtinës, njësoj sikur të ishte në Tiranë.

Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, theksoi rëndësinë e unifikimit kulturor të shqiptarëve, larg folklorizmave e përmes integrimit institucional.

Bedri Zyberaj, Kryeshefi i Agjencisë së Arkivave të Kosovës theksoi se duke e hapur këndin shqiptar në arkivin e Kosovës, po arrihet njësimi i shërbimeve që arkivat u ofrojnë në këtë rast hulumtuesve dhe studiuesve.

Hulumtuesit nga sot e tutje nga Kosova do ta kenë të njëjtën mundësi për të bërë hulumtim, për të marrë dokumentet që ju duhen, që konsiderojnë se janë në interes, taman si të ishin në mjediset e arkivit të Tiranës. Këndi Arkivor Prishtinë hapet pas këndeve në Gjirokastër dhe në Shkup. DPA-ja synon të çelë salla studimi në 100 qytete.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme