Homazhe për Gjergj Vlashin. Kolegët i japin lamtumirën e fundit themeluesit të estradës së Durrësit

Kulturë | 6 vite më parë

Nga sot, në varrezat e Durrësit prehet dhe Gjergj Vlashi, njeriu që me punën e tij meritoi nderimin e popullit dhe kombit. Lamtumira e fundit iu dha në mjediset ku punoi tërë jetën, nga Qendra Kulturore “Aleksandër Moisiu”. “Mjeshtrin i madh”, “Artistin e Popullit”, Nderin e Kombit” Gjergj Vlashin e nderuan kolegë, të afërm, qytetarë të Durrësit.

Gjergj Vlashi ishte shkrimtar, dramaturg dhe përkthyes i autorëve të rëndësishëm të letërsisë botërore në gjuhën shqipe. Ai konsiderohet si regjisor modernizues i estradës dhe një nga themeluesit e varietesë muzikore. Ai ishte personazh-kyç i tri periudhave të zhvillimit të artit të dramës dhe i teatrit shqiptar: para lufte, mbas saj, si dhe gjatë tranzicionit të pas viteve 1990.Që në vitet e para të pas luftës u mor me teatrin amator dhe debutoi në disa shfaqje. Që nga krijimi i estradës së Durrësit në vitin 1960, Gjergj Vlashi u caktua regjisor i saj derisa doli në pension. Ka vënë në skenë mbi 120 shfaqje të teatrit dramatik dhe të varietesë. Ka shkruar rreth 30 libra si dhe ka përkthyer nga gjermanishtja, italishtja, rusishtja, portugalishtja e spanjishta. Ai ishte një mik i madh i artistëve të rinj, model i një jete të frymëzuar dhe frymëzues i punës së pandërprerë intelektuale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme