Zgjedhjet në UT, thellohen debatet

Në prag të zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës debatet po thellohen. Pas shkarkimit nga detyra në muajin Maj të 5 anëtarëve të Komisionit Institucional Zgjedhor, Rektori Mynyr Koni këtë muaj shkarkoi nga detyra edhe Zv kryetaren e Senatit Akademik Eliona Kullurin me argumentin e shpërdorimit të detyrës.
Edhe ky shkarkim i fundit erdhi nga rektori Koni pasi Kulluri firmosi vendimin e senatit akademik dhe lejoi që 5 anëtarët e KIZ të ushtrojnë mandatin e tyre deri në përfundim të zgjedhjeve .
Ndërkohë sindikata e personelit akademik universitar në një deklaratë për mediat ka sqaruar së akti i fundit i pushimit nga puna të pedagoges Kulluri ishte i jashtëligjshëm pasi shkel nenin 76 të statutit të UT. Në të theksohet se procedura e heqjes nga puna e personelit akademik bëhet nga rektori me propozim te drejtuesit të njësisë bazë dhe te miratuar nga ana e një komisioni adhoc të ngritur nga senati, gjë që nuk është respektuar.
Përplasjet që kanë ndodhur brenda universitetit të Tiranës duket së kanë shqetësuar edhe Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve ku nëpërmjet një letre është vënë në djeni presidenti Meta dhe kryeministri Rama për ecurinë e procesit të zgjedhjeve që do të zhvillohen më 30 korrik.
Në letrën e drejtuar krerëve të shtetit është vlerësuar nga ana e Ministrisë se përgatitjet e procesit zgjedhor si brenda të gjitha kornizave ligjorë ndërkohë që është kërkuar nga rektorit Mynyr Koni, bashkëpunim, pasi deri tani, sipas drejtuesve të ministrisë kjo gjë nuk ka ndodhur .
Sipas letrës mandati i anëtarëve të Komisionit Institucional Zgjedhor është po aq i vlefshëm sa dhe mandati i Rektorit Koni, ndaj dhe është kërkuar nga ky i fundit që procesi zgjedhor të mos mbahet peng i përpjekjeve të vazhdueshme për të krijuar tensione në UT.
Ministria e Arsimit i ka kërkuar rektorit Koni të japë kontributin e tij për këto zgjedhje. Një javë më parë rektori Koni ka qenë përfshirë dhe në një tjetër debat të fortë me dekanin e fakultetit ekonomik Dhori Kule, për diplomat e studentëve të këtij institucioni të arsimit të lartë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




