Gurgdhendësit e rinj. Enea Makri nga Gjirokastra, trashëgimtar i këtij zanati

Enea Makri nga Gjirokastra ka vendosur të trashëgojë zanatin e familjes së tij; gurgdhendjen. Prej tetë vitesh me çekanin dhe daltën e gurgdhendësit ai realizon punime tërheqëse në gur. Ndërsa skalit punimin e radhës në qendrën e tij të artizanatit, improvizuar në hyrje të kalasë së Gjirokastrës, Enea na tregon se pse zgjodhi kete rrugë. “Është një punë e bukur të cilën e kam trashëguar. Nuk ka ndonjë fitim nga ana monetare por është dicka që të frymëzon.”
Ai kujton ende punët e para të cilat kanë tërhequr vëmendjen e të apasionuarve të suvenireve dhe veçanërisht të turistëve të huaj. Fillimisht ka realizuar në gur simbolet kombëtare si shqiponja, ndërsa cdo ditë punimet e tij pasurohen me motive historike apo nga natyra.
Turistët të cilët vizitojnë zonën muzale i tërheqin suveniret e realizuara nga artizani gurskalitës. Një pjesë e tyre marrin një suvenir si kujtim në përfundim të udhëtimit ndërsa disa të tjerë lënë edhe porosi.
Enea, duket ndër të paktët të rinj, të dashuruar e të bindur për të trashëguar këtë zanat, një prej vlerave që veçon gjirokastritët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




