Konferenca e III-të Ndërqeveritare BE-Shqipëri, Spiropali: Hap drejt objektivit tonë strategjik

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përshëndetur mbajtjen e Konferencës së Tretë Ndërqeveritare mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.
Sipas kryeparlamentares Spiropali ky është një hap mjaft i rëndësishëm i objektivit kombëtar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Ajo shkruan më tej çelja e negociatave për grup-kapitullin mbi marrëdhëniet e Jashtme dhe Politika e Jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes përbën një rëndësi ku Shqipëria sipas saj, “do të vazhdojë të jetë promotore e bashkëpunimit rajonal, kontribuese aktive për mbrojtjen e lirisë, sigurisë dhe paqes”
“Një hap tjetër i rëndësishëm drejt objektivit tonë strategjik kombëtar, Shqipëria në BE brenda dekadës. Mbështetur në progresin tonë të pamohueshëm, Konferenca e Tretë Ndërqeveritare BE-Shqipëri vendosi sot çeljen e negociatave për grup-kapitullin VI-Marrëdhëniet e jashtme dhe Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes. Shqipëria do të vazhdojë të jetë promotore e bashkëpunimit rajonal, kontribuese aktive për mbrojtjen e lirisë, sigurisë dhe paqes.”-shkruan znj. Spiropali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




