Nesturi: Berisha shtoi listën e diplomatëve që sulmon

Politikë | 2 vite më parë

Analisti Plator Nesturi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se Berisha ka shtuar numrin e diplomatëve që sulmon.

Nesturi tha se Berisha ka ashpëruar gjuhën si ndaj sistemit të drejtësië ashtu edhe ndaj ndërkombëtarëve.

Ai vuri në dukje se këtë lloj sulmi politik po nëpërkëmbet dinjiteti institucioneve të drejtësisë.

 “Motorët e sulmeve dhe shpifjeve si ndaj sistemit të drejtësisë, jo vetëm ndaj Dumanit por duke e shtuar këtë gjë me ambasadorët. I është shtuar lista e ambasadorëve që sulmon. Dikur kishim Yuri Kimin, tani janë shtuar edhe të tjerë. Kjo lloj sfide ka një fund. Ju mund të thoni se është aspekt procedural fakti i çuarjes në gjykatë të masës së arrestit, por këtu kemi të bëjmë edhe me dinjitetin e institucionit që po nëpërkëmbet politikisht nga një pjesë e politikës”, u shpreh Nesturi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme