VanHorn takon anëtarët e KLP-së: Veproni me integritet

Politikë | 2 vite më parë

E ngarkuara me punë e SHBA-së Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim me anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjatë takimit, VanHorn theksoi rëndësinë e veprimit me integritet dhe të marrjes së vendimeve në dobi të sistemit të drejtësisë, pavarësisht sfidave dhe presioneve.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke njohur rolin e tyre vendimtar në mbështetje të reformës në drejtësi. Ajo nxiti anëtarët që të veprojnë me integritet dhe të marrin vendime në dobi të sistemit, pavarësisht sfidave dhe presioneve. Së bashku, ne jemi të angazhuar për forcimin e drejtësisë dhe integritetit në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme