Mërtiri: Drejtësi e vonuar është për Berishën! Ajo që po ndodh me Veliajn, e pritshme! | “3D” në RTSH

Analisti Ergys Mërtiri vlerëson se ajo çfarë po ndodh me kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është e pritshme dhe e kuptueshme. Kjo pasi vetë SPAK ka pohuar se Veliaj është në hetm dhe ky hap i hedhur së fundi prej tij duket pozitiv dhe duhet çuar deri në fund.
Sipas Mëririt kjo e nderon SPAK-un i cili ka ndaluar shumë njerëz të maxhorancës. “Asnjë prokurori nuk ka ndërmarrë arrestime të tilla, në nivele të larta, duke i shoqëruar edhe me sekuestrime pasurish” tha ai.
Analisti Mëriti e konsideroi shprehjen “drejtesi e vonuar është drejtësi e mohuar” si abuzive. “Për të dënuar njerëz që kanë bërë korrupsion nuk është kurrë vonë” tha ai duke përmendur kreun e opozitës Sali Berisha, mbi të cilin rëndojnë edhe krime që janë parashkuar.
Zoti Mërtiri tha se SPAK ka mbi 1000 personan nën hetim, rreth 600 dosje, me mijëra faqe, por vetëm 20 prokurorë, çka sjell vonesa në trajtimin e dosjeve.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




