Hasani: Stabiliteti politik në Ballkan, kyç edhe për sigurinë e Evropës

Politikë | 2 vite më parë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti sot kryetarin e radhës së OSBE, Ian Borg, njëherësh zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Maltës, ku u diskutua mbi stabilitetin politik në rajon.

Në fjalën e tij Hasani tha se u shpreh edhe mbështetja ndaj Ukrainës nga palët, kurse objektiv janë përmbushja e misioneve të organizatës.

“Malta punë të shkëlqyer në krye të OSBE. Konsensus për çështjet jetike për funksionimin e duhur të OSBE-së. Përgëzojmë Kryesinë malteze për mbajtjen e Ukrainës në qendër të agjendës së OSBE-së”, tha Hasani mes të tjerash, duke vlerësuar edhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe ndërkombëtar mes palëve.

Ai vuri në dukje se paqja dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit dhe në Evropën Juglindore janë të rëndësishme jo vetëm për Shipërinë por edhe për vetë Evropën.

“Në këshillin e ardhshëm ministror të OBSE-së në Maltë që mbahet në 4-5 dhjetor të këtij viti shohim me përparësi që diskutimet tona të fokusohem në përmbushjen e misionit të organizatës për përmirësimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Prioriteti ynë mbetet ruajtja e marrëdhënieve fqinjësore dhe  promovimi i stabilitetit politik dhe zhvillimin ekonomik në rajon. Një Evropë Juglindore e qëndrueshme sjell dobi jo vetëm për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit por për të gjithë Evropën”, tha Hasani.

Ministri i Jashtëm shtoi se Shqipëria mbetet e hapur ndaj marrëdhënieve të mëtejshme, por edhe për diskutimet që i shërbejnë bashkëpunimit dhe rolit për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Mirënjohje ndaj Maltës për mbështetjen e dhënë Shqipërisë në axhendën e integrimit në Bashkimin Evropian. Mbështetja e Maltës u konfirmua edhe me hapjen e grup-kapitujve dhe konferencës ndërqeveritare të 15 Tetorit në Luksemburg”, tha Hasani.

Nga ana e tij, zv/kryeministri Borg, kreu i prezencës së OSBE-së, u shpreh se “Shqipërisë nuk do i mungojë mbështetja në forcimin e ligjit dhe goditjes së korrupsionit”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme