Hitaj: Kërcënimi i Berishës ndaj Dumanit, skandaloze

Skandaloze i ka konsideruar gazetari, Arbër Hitaj sulmet e kreut të PD-së, Sali Berisha ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Në emisionin “3D” nga gazetari Alban Dudushi, Hitaj shprehet se Berisha po sulmon atë që po e heton.
“Është skadaloze gjuha e zotit Berisha në drejtim të kreut të SPAK, zotit Dumani. Çfarëdolloj gjuhë e tillë që shkon deri në kërcënuese duhet thënë që është skandaloze. Jo vetëm nga Berisha, por nga e gjithë politikanët, është bërë si e modës nga Partia Demokratike. Ka qenë një pushim shumë i shkurtër që ka bërë Berisha ndaj drejtësisë, por qartazi është konflikt interesi sepse po sulmon atë i cili po e heton”, tha Hitaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




