Saraçi: Pse Rama e hapi tezën e Vorio Epirit? Çipa: Nuk e hapi Rama. Për këtë flasin rrymat ekstremiste

Politikë | 2 vite më parë

Gazetari Romir Saraçi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se deklarata e kryeministrit Edi Rama mbi “Vorio Epirin” është e rrezikshme.

Saraçi theksoi se Greqia ka qenë e qartë në kërkesat e saj ndryshe nga sjellja e shtetit shqiptar.

Sipas Saraçit, hapja e tezës së “Vorio Epirit” nuk duhet parë në aspektin patriotik, “por duhet parë në krahun e kundërt sepse nuk ekziston sot debati për “Vorio Epirin”.

“Kjo politikë emocionale e kryeministrit e nxjerr të dobët shtetin shqiptar përballë palës greke. Greqia ka qenë e qartë dhe e prerë në kërkesat e saj vitet e fundit. Ka qenë serioze dhe korrekte në atë që kërkon, ndryshe nga sjellja e shtetit shqiptar. Ndërkohë kryeministri shqiptar shkon në Greqi dhe hap tezën e “Vorio Epirit”. Mua më duket e rrezikshme deklarata që bëri kryeministrit. Nuk duhet parë në aspektin patriotik, por duhet parë në krahun e kundërt sepse nuk ekziston sot debati për “Vorio Epirin”, u shpreh Saraçi.

Nga ana tij, analisti Aleksandër Çipa theksoi se  kryeministri Rama nuk hapi tezën për “Vorio Epirin”, por se për të flasin rrymat ekstremiste.

“Nuk e hapi! Ekstremistët e provokuan! Një kryeministër i një vendi që shkon në një vend tjetër dhe thotë; “Më kërcënuan”, ky është një sulm shumë i rëndë për sigurinë sepse dolën një grup ekstremist me parulla, dhe kryeministri mori edhe mesazhe kërcënimi. Madje mediat më serioze në Greqi këtë term e kanë zyrtarizuar. Madje ka ministra që e përmendin këtë”, tha Çipa.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme