Nesturi: Kjo opozitë do të ishte më e besueshme pa këto lloj protestash

Analisti Plator Nesturi në emisionin “3D”, ka komentuar protestën e mbajtur nga opozita, një ditë më parë. Sipas tij, opozita nuk e ka të nevojshme të shtojë numrin e protestave, por t’i tregojë qytetarëve që janë alternativë e mirë për t’u zgjedhur si qeverisës.
“Është drejta e opozitës që të bëjë protesta. Pyetja që shtrohet nuk është numri i protestave që bën, por fakti sa je rregulluar brenda vetes dhe sa bëhesh t’i i fuqishëm përballë qytetarit që këta të fundit të ndejnë që ti je alternativë apo një forcë që mund të fitosh me apo pa qeveri teknike. Një opozitë e fortë nuk ka nevojë për shumë zhurmë. Pas një periudhe të gjatë, me betejat brenda partisë, PD nuk i dha kohë vetës për të përmirësuar mekanizmat e brendshme sepse edhe bashkimi ishte mekanik. Nxitimi që menjëherë pas kësaj situate për të vajtur tek opozitat, pavarësisht se çfarë kanë kaluar, për mua vinin me mesazhin që PD është e fortë“, tha Nesturi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




